Lajme

“Kam frikë të dal”/ Qytetarja nga protesta për mas*akrën në Dobraç: Vr*anë djem nënash

Pas atentatit tragjik në Shkodër, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë, opozita ka thirrur një protestë këtë të shtunë në orën 12:00 për të nderuar viktimat.
Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës për një marshim solidariteti kundër kriminalitetit.

Në këtë ngjarje, humbën jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë në spital, dhe Flutura Basha, një kalimtare, ndërsa Bashkim Basha, bashkëshorti i Fluturës, mbeti i plagosur. Një qytetare, që ndodhej në protestë, shprehu zemërimin e saj kundrejt mosreagimit të qeverisë lidhur me ngjarjen në fjalë,ngriti shqetësime të mëdha për sigurinë në qytet dhe bëri thirrje për veprim nga autoritetet.

“Isha në varreza, nuk më rrihej në shtëpi. Janë djem nënash, ndërsa policia bën sehir. Në vend që të ndihmojnë, ata dalin të vendosin gjoba. Akoma nuk janë gjetur autorët, në mes të Shkodrës, në pedonale. Ju s’keni siguri të pini një kafe, as unë, iku kjo punë. Familjeve më të mira në Shkodër u ka ndodhur ky rrezik. Nesër na ndodh të gjithëve. Ku është shteti, se po kërcet pushka. Ai Rama të hajë kokën e vet, mashtrusi numër një është”, tha qytetarja.