LifeStyle

‘Kam humbur 380 mijë $ për 30 minuta”, Rogerti: S’kam ardhur këtu për shembull të mirë

Një përplasje e fortë verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP mori një drejtim të papritur.

Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi hapur se ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të bixhozit dhe vendimeve të gabuara, duke deklaruar se brenda një kohe shumë të shkurtër ka humbur shuma marramendëse parash.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Kam çuar dëm një shtëpi të tërë. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time”, u shpreh ai, duke lënë të shtangur jo vetëm Gimbos, por edhe publikun.

Reagimi i Gimbos ishte i menjëhershëm. Ai theksoi se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u krenuar dhe as një shembull për t’u ndjekur, duke e vënë Rogertin përballë përgjegjësisë së fjalëve dhe veprimeve të tij.

 Rogerti reagoi me tone të ashpra, duke sqaruar se pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP nuk ka si qëllim të paraqitet si model pozitiv.

“O vëlla, s’kam ardh këtu për shembull të mirë. Kam ardh me tregu jetën time, që njerëzit mos të bëjnë gabimet e mia”, tha ai me nervozizëm.

Të Ngjashme