LifeStyle

‘Kam informacione të tjera për ty’- Rogerti debaton sërish me Selin në BBVA 5

Gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP 5”, debatet mes banorëve Selin dhe Rogerti u intensifikuan pas transmetimit të një klipi në Prime, ku Rogerti pretendonte se kishte informacion nga jashtë për Selin. Në klip, ai kishte bërë aludime për babain e banores, duke thënë se ndodhet në burg, të cilën Selin e mohoi kategorikisht.

Debati i sotëm brenda shtëpisë nuk ka patur të ndalur, ndërsa Selin i shprehu ashpër pakënaqësinë: ajo e pyeti se si mund të injorojë dikë që kishte folur për babain e saj dhe paralajmëroi Rogertin për pasojat e veprimeve të tij.

“Kështu do i ngjisësh shkallët e karrierës ti? Shkallët e fitores, duke dhënë informacione të rreme avash-avash, nga dy shkallë. Kujdes se i ke shkallët me dërrasa të kalbura”, i tha Selin gjatë debatit, duke përdorur metaforën e “shkallëve të kalbura” për të paralajmëruar rivalin e saj.

Nga ana tjetër, Rogerti mbeti i qetë dhe i përgjigjej me siguri: “Po, po me kërcënimet e tua. Po të kam thënë se nuk ka kush të më bëjë gjë përveç Zotit. Unë jam lodhur me jetën, Selin. Unë dua me ardhë ai trim që të dojë bela me mua.” Ai gjithashtu deklaroi se kishte edhe dy informacione të tjera, të cilat do t’i ndante në Dhoma e Rrëfimit kur të vendoste ai.

Në këtë atmosferë, edhe Gimbo u përfshi, duke ndërhyrë herë pas here dhe duke bërë përpjekje për të qetësuar situatën, por tensioni midis Selin dhe Rogertit mbeti i lartë.

Ky debat ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u bërë një nga momentet më të komentuar të spektaklit, ku intrigat dhe konfrontimet emocionale mes banorëve vazhdojnë të dominojnë shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. /Telegrafi

Të Ngjashme