1
Një situatë e tensionuar është krijuar mes Labinotit dhe Elijonës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pasi ajo i tha se po ngrihej natën jerm, duke e zgjuar disa herë.
Kjo nxiti një reagim të menjëhershëm nga Labi, i cili më pas iu drejtua kamerave me një deklaratë që ka hapur shumë debat jashtë shtëpisë.
Në reagimin e tij, Labinoti bëri një krahasim të fortë me përvojat e tij personale nga lufta e Kosovës, duke thënë: “5-6 vjet kam shkuar te psikologu, se sa kam parë në luftë masakra me sytë e mi. Kam parë masakra me sy, gra që i kanë pre. E çohet një vajzë 18-vjeçare e zgjon burrin 42-vjeçar prej gjumit në ora 4 ose 5 të mëngjesit. Ja pra çfarë vajze është kjo Elijona. Sa vajza i kanë humbur nënat dhe baballarët e tyre e nuk viktimizohen si ajo. Pra kjo është Elijona, e cila është e manipuluar prej 2-3 personave për të më zgjuar në ora 4 të mëngjesit”.
Deklarata e tij, e transmetuar në klipin e publikuar nga faqja zyrtare e BBVK, ka shkaktuar reagime të shumta negative nga publiku.
Shumë ndjekës e kanë kritikuar mënyrën se si ai e krahasoi një situatë brenda shtëpisë me ngarkesë kaq të rëndë emocionale dhe historike si masakrat e luftës.
Të tjerë kanë komentuar duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në format pas kësaj deklarate.
Mbetet të shihet se si produksioni dhe mysafirët në studio do ta trajtojnë këtë moment në natën e spektaklit.
View this post on Instagram
ks


