Lajme

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë diskriminimi i Shqiptarëve në Serbi kamotshëm.

Ai ka thënë se Serbia e Vuçiqit po përdorë metoda më perfide se në kohën  e Millosheviqit, por që kanë efektin e njëjtë.

“Mosnjohja e diplomave , pasivizimi i adresave, diskriminimi, militarizmi i rajonit ku shumica e nën bazave ushtarake janë në zonën ku banojnë shqiptarët, janë forma të presionit që kanë për qëllim shpopullimin e Luginës së Preshevës nga shqiptarët. Pra janë metoda më përfidte se të kohës së Millosheviqit por janë efektive poashtu njësoj, sepse kjo ka ndikuar që numër i madh i të rinjve të Luginës së Preshevës të largohen dhe të kërkojnë fatin e vet në vendet e BE-së”, ka thënë Kamberi në një intervistë për emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

I pyetur se nëse Serbia ka marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve pas protestës së parë ai ka thënë se ende jo, po ka thënë se nga protesta e dytë Serbia do ta kuptojë se çfarë duan shqiptarët.

“Besoj që nga sot do të marrin një mesazh më të qartë se çfarë duan shqiptarët”, ka thënë Kamberi.

Të hënën në Preshevë është mbajtur protesta e dytë nga shqiptarët të cilët kanë kërkuar që të ndalet diskriminimi në punësim, pasivizimi i adresave etj.

Kundër diskriminimit shqiptarët e Luginës së Preshevës mbajtën një protestë edhe në muajin gusht në Bujanoc.