Në një kohë kur streset e jetës së përditshme po rriten, një trend i ri po fiton popullaritet të madh në TikTok dhe rrjetet sociale: “Kamping në banjo”. Ky trend përfshin mbylljen në banjë vetëm për disa minuta qetësie dhe pushimi, pa asnjë tjetër përreth, thjesht për të marrë frymë dhe për t’u rilidhur me vetveten.
Sipas video-ve të shumta të postuara nga përdoruesit, kryesisht gra dhe nënave që kanë një ditë të ngarkuar, banjoja po shndërrohet në një strehë të vogël, një vend ku mund të shmangin zhurmën, presionin dhe përgjegjësitë, për disa minuta pa asnjë njoftim apo detyrë.
Në këto momente “kampingu” ata ndezin qirinj, lexojnë libra ose thjesht mbyllin sytë për të marrë frymë thellë dhe për të gjetur pak paqe brenda vetes. Ekspertët shpjegojnë se këto arratisje të vogla ndihmojnë në uljen e stresit dhe rikthimin e energjisë, duke qenë një kujtesë e rëndësishme që nuk është e nevojshme të jemi të disponueshëm 24/7.
Ky zakon, që në të vërtetë është i thjeshtë dhe i zakonshëm për shumë njerëz, tani është kthyer në një fenomen global në rrjetet sociale, duke krijuar një komunitet të atyre që e quajnë “kamping në banjo” një moment të çmuar vetë-pranimi dhe qetësie.
Pra, nëse herën tjetër ju mbyllni në banjo për pak minuta, mos u ndjeni fajtorë, ju jeni thjesht pjesë e një trendi që vlerëson rëndësinë e pushimit dhe mirëqenies emocionale.
