Kuriozitete

Kanadaja ndalon zyrtarisht testimin e produkteve kozmetike tek kafshët

Kanadaja ka vendosur të ndalojë testimin e kozmetikës tek kafshët , duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera dhe shteteve amerikane për ta nxjerrë jashtë ligjit këtë praktikë.

Projektligji parashikonte ndalimin e testimit të produkteve kozmetike mbi kafshët dhe shitjen e produkteve që mbështeten në të dhënat e testimit tek kafshët, sipas CNN.

Sipas informacioneve testimi i produkteve të kozmetikës te kafshët kryhej rrallë në Kanada.

Kanadaja do t’i bashkohet radhëve të Bashkimit Evropian, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Koresë së Jugut, të cilat e kanë ndaluar testimin kozmetik te kafshët.

Një total prej 44 vendesh kanë miratuar ligje që ndalojnë testimin e produkteve kozmetike tek kafshët, sipas Humane Society International .

10 shtete në SHBA e kanë ndaluar: Nju Jork, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Nju Xhersi, Maine, Havai, Nevada, Illinois dhe Maryland.

“Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë”, tha ministri kanadez i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos në njoftim.