Lajme

Kanosi personin zyrtar, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një person është arrestuar në Ferizaj për kanosje ndaj një personi zyrtar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Çeku” të hënën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur me fjalë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh.