Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Lubeniq të Pejës,
Sipas raportit policor, i dyshuari në gjendje të dehur, derisa ka qenë duke e drejtuar veturën është ndaluar nga policia dhe gjatë shqiptimit të gjobës për kundërvajtje i njëjti kishte kanosur njërin nga zyrtarët policor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
