Miliona amerikanë që planifikojnë të udhëtojnë këtë muaj mund të detyrohen të ndryshojnë planet e tyre festive, pasi mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-së po kërcënon të paralizojë trafikun ajror.
Sipas një urdhri emergjence të lëshuar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), duke nisur nga e premtja, fluturimet në 40 aeroporte kryesore të vendit do të ulen me 4%, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme shkurtimet mund të arrijnë deri në 10%, nëse mbyllja vazhdon.
Disa kompani të mëdha ajrore kanë filluar tashmë të anulojnë qindra fluturime të planifikuara për fundjavën. “Efekti do të ndihet si një ditë me mot ekstremisht të ngjeshur,” tha një zyrtar i një linje ajrore për CNN, “por ndryshe nga një stuhi, ndërprerjet do të përhapen në të gjithë vendin, jo vetëm në një zonë të caktuar.”
Sipas FAA-së, reduktimi do të përqendrohet në “tregjet me trafik të lartë”, dhe linjat ajrore janë urdhëruar të rishikojnë oraret e tyre.
Lista përfshin tre qendrat kryesore të Nju Jorkut:
LaGuardia, John F. Kennedy International (JFK) dhe Newark Liberty International.
Në verilindje preken gjithashtu Boston Logan, Philadelphia International dhe Teterboro (New Jersey).
Në Midwest përfshihen:
Indianapolis, Chicago Midway, Chicago O’Hare, Cincinnati/Northern Kentucky, Detroit Metropolitan, Louisville dhe Minneapolis–St. Paul.
Në Jug, ndër aeroportet më të prekur janë:
Charlotte Douglas, Dallas Love Field, Dallas–Fort Worth, Fort Lauderdale–Hollywood, Atlanta Hartsfield–Jackson, Houston Hobby, George Bush Intercontinental, Memphis, Orlando, Miami dhe Tampa.
Zona e Uashingtonit përfshin:
Baltimore/Washington International, Dulles dhe Ronald Reagan National.
Në Perëndim, preken Denver, Las Vegas, Los Angeles, Oakland, Ontario, Portland, Phoenix, San Diego, Seattle–Tacoma, San Francisco dhe Salt Lake City.
Ndërsa në Hawaii dhe Alaska, shkurtimet do të ndikojnë në aeroportet Anchorage International dhe Honolulu International.
FAA paralajmëron se vonesa dhe anulime mund të shtrihen edhe në aeroportet më të vogla, pasi shumë fluturime janë të lidhura me këto qendra kryesore.
/tiranapost
