Lajme

Kapen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 30 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës

Mallra të padeklaruara në vlerë mbi 30 mijë euro janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës të dielen dhe të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit, të dielën zyrtarët doganorë kanë kapur 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej mbi 12 mijë euro dhe një laptop të padeklaruar, me vlerë 1 mijë euro.

Ndërsa, të hënën gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana ka kapur dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10 mijë euro për një vlerë mbi 20 mijë euro.

“Në kuadër të kontrollit të rrepta nga Dogana e Kosoves në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë. Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve. Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro”, thuhet në njoftim./teve1.info/