Lajme

Kapet kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro në Graçanicë, ndalohet një person

Policia e Kosovës ka kapur drogë të llojit kokainë në vlerë prej rreth 10000 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë Gjilan, gjegjësisht në Graçanicë, kur policia sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN), pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

“Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro). Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular”, ka njoftuar Policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.