Lajme

Kapet me një milion euro në Merdarë, polici lirohet – reagon deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka bërë një reagim  në Facebook lidhur me një ngjarje që tronditi opinionin publik: fshehjen e një milion eurosh në një automjet të modifikuar, e cila u kap nga autoritetet serbe në kufirin e Merdarës.

Ai shkruan se, ndonëse policia dhe dogana kanë vepruar me profesionalizëm dhe paratë janë zbuluar, rasti përfundoi me lirimin e personit të përfshirë, duke krijuar pyetje të mëdha për qytetarët.

“Mosdeklarimi i një shume kaq të madhe dhe lirimi pas kapjes nuk është e lehtë të shpjegohet,” thekson Bajqinovci.

Postim i plotë:

Mos me deklaru 1 milion euro në doganë.

Me i fshehë në një hapësirë të modifikuar të automjetit.

Me u kapë në kufirin në Merdare nga Serbia.

Dhe në fund me u liru.

Kjo nuk është e lehtë të shpjegohet.

Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm. Paratë zbulohen, rasti procedohet.

Por kur thuhet se “nuk ka prova”, atëherë lind pyetja e drejtë:

Çfarë nënkupton kjo për qytetarët?

A është normale fshehja e 1 milion eurove?

A mjafton mosdeklarimi për ta mbyllur çështjen?

Sundimi i ligjit duhet të jetë i qartë, i barabartë dhe i kuptueshëm për të gjithë.

Çdo paqartësi e dëmton besimin e qytetarëve në drejtësi.

 

Të Ngjashme