2
Kapiteni i Kosovës dhe muri i mbrojtjes dardane, Amir Rrahmani është shpallur “Mbrojtësi i Vitit 2025” në Serie A.
Si kurorëzim i një sezoni fantastik, ai është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit, transmeton Klankosova.tv.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Napolin kampion, lidershipi, qetësia dhe dominimi i tij në prapavijë e udhëhoqën skuadrën drejt majës së futbollit italian.
Pos tjerash, urime për Rrahmanin ka ndarë Federata e Futbollit të Kosovës.
“Krenari pa kufij për Amirin!”, ka shkruar FFK në Facebook.
ks


