Pas sfidës së dhënë nga Agai, fermerët u janë përkushtuar punëve në stalla. Fermerja më e re, Himena, ka shkuar për të mjelë lopën, por ka hasur vëshirësitë e para.
Ajo është trembur nga lopa dhe ka kërkuar ndihmë nga Dijonisi.
“Kapja bishtin, mbaje ti lopën“, dëgjohet të thotë Himena.
Por Dijonisi, për ta “kalitur” me punët e stallës i ka dhënë më tepër kurajo se si ti bëjë. “Herën e parë fërkoje, mos ki merak se nuk të gjuan. Futu sikur po ha bukë, sikur po ha darkën”, u shpreh Dijonisi.
Por pasi pa që Himena ja mori dorën mjeljes së lopës, Dijonisi e përgëzoi për punën. “Të lumshin duart, bravo“, tha ai.
View this post on Instagram
Subscribe