Personat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të tregojnë kujdes të veçantë për shëndetin e tyre në ditët me temperatura të larta.
Kardiologu, Novruz Çaushaj, sugjeron disa këshilla, se çfarë duhet të bëjmë në ditët e nxehta të verës.
“Një gotë ujë çdo një orë”, kjo ishte këshilla e kardiologut cili ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të martë në “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania.
Ai foli për problemet që temperaturat e nxehta mund të shkaktojnë në shëndetin tonë, si dhe dha disa këshilla të cilat ai i quajti të domosdoshme.
Ai tha se edhe me veshjen duhet të kemi kujdes që të jenë të lirshme dhe të pambukta, ndërsa syzet dhe kapelja nuk duhet të mungojnë.
“Veshje pambuku, kapele, syze, janë elementë të domosdoshëm, gjithashtu dushi, freskimi. Po ashtu nëse temperaturat kalojnë 37-38 gradë është e këshillueshme një gotë uji çdo një orë. E në raste si kjo i El Ninjos, duhen dy gota ujë në një orë. Kjo është domosdoshmëri”,-tha kardiologu Çaushaj.