Lajme

“Kaseta e ’21 Janarit’ do hedhë poshtë vendimin e gjykatave”, Hoxha zbulon një dosje të re që po hetohet nga SPAK

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, nga SPAK, ku sot u morën në pytje familjarët e të ndjerit Aleks Nika.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, nga SPAK, ku sot u morën në pytje familjarët e të ndjerit Aleks Nika.

Ata thanë para mediave se kanë dhënë fakte të reja, ndërsa xhaxhai i Nikës, Mark Nika përmendi edhe materialin “kasetë”, që do të shërbejë si provë e fortë, të cilën e zotëron Artan Hoxha.

Gazetari thotë se këtë material ai do t’ia dorëzojë Prokurorisë së Posaçme në momentin që do ia kërkojnë, ndërsa rrëfen se nuk ia ka dhënë asnjë Gjykate deri më tani, nga frika se mund të zhdukej si provë.

“Kam dhënë deklarimet e mia në Gjykata dhe transkriptet dhe jo materialin sepse nuk kisha besim. Unë do ta dorëzoj materialin në momentin që do thërritem nga SPAK. Ky material tregon ndryshe nga vendimi i gjykatave shqiptare, që nuk janë vrasje nga pakujdesia, por vrasje me urdhër, me dijeni të plotë”, tha Hoxha.

Sipas tij, përveç dosjes së Gjykatave, që SPAK duhet të zbardhë, ka edhe një dosje tjetër, ku sipas tij është hetuar se si janë manipuluar apo fshehur provat.

“SPAK është i detyruar ta zbardhë, ka edhe një dosje tjetër që është hetuar për fshehjen e provave. Nuk e kemi ditur, por është pushuar. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Andrea Prendi janë në këtë dosje, që do të ndihmojë se si u manipuliuan dhe u prishën provat”, tha gazetari për Top Talk.