Bota

Kate Middleton do të shfaqet në publik këtë fundjavë, pas 6 muajsh mungesë

Trajtimi i Princeshës Kate Middleton kundër kancerit po ecën mirë dhe ajo do të marrë pjesë në “Trooping the Color” të shtunën.

Kjo do të jetë dalja e saj e parë publike këtë vit pas diagnostifikimit me kancer.

Në një mesazh për publikun teksa publikon një foto të bërë së fundmi, Kate thotë se trajtimi i saj është ende në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë.

Ja çfarë shkruan Kate.

TS Poll - Loading poll ...

“Siç do ta dijë kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndihesh e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohesh trupit duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihesh më e fortë, dëshiron të shfrytëzosh sa më shumë të ndihesh mirë“, u shpreh ajo.

“Po mësoj se si të jem e durueshme, veçanërisht me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë ashtu siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr këtë kohë shumë të nevojshme për t’u shëruar.”

Për “Trooping the Colour”, princesha do të jetë në paradën e karrocave me fëmijët e saj dhe do të jetë pjesë e grupit të familjes që do të shfaqet nga ballkoni i Pallatit Buckingham.



/tiranapost