Përdorimi i ujit me gaz për shumë kohë është konsideruar si i dëmshëm për organizimin. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga përdorimi i tij. Por, cila është e vërteta për këtë?
Sipas revistës “Time”, pesë ekspertë ishin të mendimit se, uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar.
Më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët, është kontrolli i etiketës së ujit që blen, për t’u siguruar që nuk përmban kripëra, apo ëmbëltues shtesë.
Ja mitet e përgënjeshtruara.
Miti nr.1: Uji me gaz nuk është aq hidratues sa uji normal
Zërat për një gjë të tillë vijnë si pasojë e pranisë së dyoksidit të karbonit në ujin e gazuar.
Por në të vërtetë, dyoksidi i karbonit nuk parandalon hidratimin e trupit nëpërmjet ujit me gaz. Madje sipas një studimi, pas një stërvitjeje intensive, uji i gazuar ishte po aq efektiv sa uji natyral në zëvendësimin e lëngjeve.
Miti nr.2: Është i dëmshëm për dhëmbët dhe kockat
Acidi karbonik, i formuar prej bashkimit të H2O-së me CO2, mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve në rastet e përqëndrimti shumë të lartë.
Mos u shqetësoni: Për sa kohë nuk konsumoni 6 shishe ujë të gazuar në ditë, buzëqeshja juaj është e sigurt. Dhe përsa i përket dëmit në kocka, një studim ka vërtetuar se uji i gazuar nuk ndikon në uljen e densitetit të tyre mineral.
Miti nr.3: Konsumimi i ujit me gaz ju bën të shtoni në peshë
Është e vërtetë se konsumimi i kaq shumë xhepave të vegjël me ajër mund të shkaktojë fryrje përkohësisht, por në perspektivë afatgjatë, kjo është një gjë e mirë.
Studiuesit kanë zbuluar se uji me gaz shkakton një ndjesi ngopjeje më të madhe se uji natyral, veçanërisht kur jeni me stomak bosh. Dhe sa më të ngopur të ndiheni, aq më pak ushqim do të konsumoni. Thjesht shmangni versionet me ëmbëltues artificialë, që në fakt e nxisin urinë.
Miti nr.4: Uji me gaz shkakton urth
Studiuesit e kanë hedhur poshtë idenë se konsumimi i ujit të gazuar shkakton refluks.
Por nëse keni shqetësime të lidhura me urthin, atëherë është më mirë të konsumoni ujë natyral, veçanërisht gjatë vakteve. Flluskat mund të përkeqësojnë shqetësimet ekzistuese të refluksit.