LifeStyle

Katër mënyra për të ndaluar djersitjen e tepërt

Djersitja është normale dhe e shëndetshme, veçanërisht kur temperatura e trupit tuaj rritet. Por ndonjëherë, mund të jetë e tepërt ose e sikletshme, megjithatë ka disa mënyra se si mund ta parandaloni atë.

Përdorni një antidjersë

Antidjersa në ndryshim nga deodoranti që mbulon erën e padëshiruar, përmban zink që bllokon gjëndrat e djersës. Aplikojeni para se të djersiteni, apo edhe gjatë natës në mënyrë që të jetë efektive.

“E rëndësishme është ta aplikoni në lëkurë të thatë, që të formojnë një kristal kripe në kanalin e djersës“, thotë Tsippora Shainhouse, një dermatologe në SkinSafe Dermatology and Skin Care.

Reduktoni ushqimet pikante, yndyrore ose të kripura

Sipas ekspertëve, këto lloje ushqimesh mund të rrisin djersitjen, pasi ndërsa trupi juaj merr ushqime dhe pije të tilla, rrahjet e zemrës mund të rriten, gjë që rrit temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bën të djersiteni.

Qëndroni të hidratuar

Pirja e ujit mund të ndihmojë në ftohjen e trupit dhe zvogëlimin e djersitjes. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë dhe alkool, pasi këto substanca mund të rrisin rrahjet e zemrës, duke rritur temperaturën tuaj dhe duke ju bërë të djersiteni.

Zgjidhni rroba të lirshme

Për të shmangur djersitjen, duhet të përdorni rroba të lirshme që nuk iu ‘marrin frymën’. Shmangni materialet e ngushta dhe fijet sintetike si najlon, fije artificiale ose mëndafshi, të cilat mund të bëjnë që ju të nxeheni dhe të djersiteni më shumë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se shpesh kur djersiteni duhet të kërkoni kujdes mjekësor, pasi shumë faktorë të tjerë ndikojnë në kët proces si hiperhidroza apo çrregullimet hormonale.

“Nëse dikush djersitet shumë pa ndonjë arsye ose djersitja shoqërohet me simptoma si diarre ose dhimbje në gjoks, mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor,” thotë Tara Kaufmann, dermatologe në Spitalin Universitar Stony Brook. /albeu.com/