Lajme

Katër persona të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes tri automjeteve që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se me me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar”, deklaroi Ahmeti. /teve1.info/

Aksident i rëndë mes disa veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë

Të Ngjashme