Kuriozitete

Katër problemet më të zakonshme shëndetësore gjatë pushimeve

Kur i planifikoni pushimet tuaja të shumëpritura, fakti që mund të sëmureni me siguri nuk është përfshirë në vizionet tuaja të larjes, rrezitjes dhe shëtitjeve nëpër qytet.

Por, sipas farmacistëve, udhëtarët shpesh bien viktimë e disa problemeve të zakonshme shëndetësore kur shkojnë me pushime.

Nga një problem i tmerrshëm me tretjen deri te pickimet e bezdisshme të insekteve – padyshim që nuk dëshironi që asnjë nga këto t’jua prishë pushimet e planifikuara.

Kujdes çfarë bëni kur jeni me pushime: Katër artikuj ushqimorë të cilët nuk bën assesi t’i konsumoni para notit!
Lexo po ashtu
Kujdes çfarë bëni kur jeni me pushime: Katër artikuj ushqimorë të cilët nuk bën assesi t’i konsumoni para notit!
Ekspertët ndajnë këshilla si të qëndroni në formë të mirë gjatë pushimeve dhe cilat produkte të lira mund t’i parandalojnë problemet tuaja gjatë pushimeve:

Problemet me tretjen
A keni kaluar ndonjëherë pushime duke qëndruar në tualetin e hotelit? Me sa duket, nuk është e pazakontë për ata që udhëtojnë jashtë vendit.

Problemet e tretjes mund t’ju godasin kur vizitoni vende që kanë standarde më të ulëta të higjienës ushqimore, objekte të papërshtatshme sanitare dhe pa qasje në ujë të pastër, megjithëse kjo mund të ndodhë edhe kudo tjetër.

Diarreja e udhëtarëve është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që ndodhin gjatë udhëtimit, ndaj është e rëndësishme të siguroheni që sistemi juaj imunitar të jetë i shëndetshëm.

Për t’i bërë pushimet sa më relaksuese dhe argëtuese siç duhet, merrni me vete disa preparate për rehidrim.