Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ndërsa katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Deçan dhe Mitrovicë.
Në Prishtinë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 04.09.2024, 17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima/femër është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kurse, në Fushë-Kosovë është arrestuar një i dyshuar pasi kishte kanosur bashkëshorten.
Në Deçan një burrë është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve dhe tentoi të vetlëndohej me thikë.
“Deçan 07.09.2024, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
E në Mitrovicë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje u sulmua nga personi me të cilin po bashkëjetonte.
Policia ka bërë të ditur se viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./teve1.info/