Shëndetësi

Katër shenja që tregojnë se po merrni tepër shumë hekur

Doza shumë të larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme, madje edhe fatale, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani (NHS).

Personat që marrin suplemente hekuri – një nga suplementet më të përdorura – duhet të ulin marrjen nëse vërejnë disa simptoma specifike, pasi konsumi i tepruar mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për funksionimin normal të organizmit dhe, në shumicën e rasteve, nevojat ushqimore duhet të plotësohen përmes një diete të shëndetshme dhe të balancuar. Megjithatë, disa persona zgjedhin të përdorin suplemente.

Hekuri është një mineral i domosdoshëm për prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin në gjak. Mungesa e tij mund të çojë në anemi nga mungesa e hekurit, e cila shoqërohet me lodhje, mungesë energjie, gulçim dhe rrahje të shpejta të zemrës.

Por NHS paralajmëron se marrja e tepërt e hekurit është po aq problematike.

Katër shenja që tregojnë mbidozë hekuri:

Nëse merrni më shumë hekur sesa duhet, mund të përjetoni:

kapsllëk

ndjesi përzierjeje

të vjella

dhimbje stomaku

Këto simptoma janë tregues se duhet të ulni dozën e hekurit. Tek fëmijët, mbidoza e hekurit mund të jetë vdekjeprurëse.

NHS thekson:

“Doza shumë të larta të hekurit mund të jenë fatale, veçanërisht për fëmijët. Suplementet e hekurit duhet të mbahen gjithmonë larg tyre.”

Një dozë e lartë për të rriturit konsiderohet mbi 20 mg hekur në ditë (jo mikrogramë).

Doza ditore e rekomanduar e hekurit:

Meshkuj 19+ vjeç: 8.7 mg në ditë

Gra 19–49 vjeç: 14.8 mg në ditë

Gra 50+ vjeç: 8.7 mg në ditë

Gratë mbi 50 vjeç që kanë ende cikël menstrual mund të kenë nevojë për të njëjtën sasi si gratë 19–49 vjeç

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar (DHSC) këshillon se shumica e njerëzve mund ta marrin hekurin e nevojshëm përmes një diete të larmishme dhe të ekuilibruar. Nëse përdoren suplemente, nuk duhet teprohet, pasi kjo mund të jetë e dëmshme.

Sipas NHS-së, marrja e 17 mg ose më pak në ditë nga suplementet ka pak gjasa të shkaktojë probleme shëndetësore. Megjithatë, doza më të larta duhet të merren vetëm me rekomandim mjeku.

Ushqime të pasura me hekur:

mëlçi (duhet shmangur gjatë shtatzënisë)

mish i kuq (duhet konsumuar me masë për shkak të rrezikut për kancer të zorrës)

bishtajore (fasule të kuqe, qiqra, edamame)

arra dhe fara

fruta të thata (si kajsitë e thata)

drithëra të fortifikuara për mëngjes

miell soje

Shenjat e mungesës së hekurit (anemisë):

Mungesa e hekurit mund të shfaqet me:

lodhje dhe mungesë energjie

gulçim

rrahje të dukshme të zemrës

lëkurë më të zbehtë se zakonisht

dhimbje koke

zhurma në veshë (tinnitus)

shije e çuditshme e ushqimit

kruarje e lëkurës

gjuhë e dhimbshme

rënie e flokëve

dëshirë për të ngrënë sende jo-ushqimore (akull, letër – pica)

vështirësi në gëlltitje

plagë të dhimbshme në cepat e gojës

ndryshime në thonj (formë si lugë)

sindromë e këmbëve të shqetësuara

Nëse dyshoni se mund të keni anemi nga mungesa e hekurit, duhet të konsultoheni me mjekun e familjes për analiza dhe trajtim të përshtatshëm.

Të Ngjashme