1
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.
Lidhur me rastin, konfirmim ka dhënë edhe Policia e Pejës.
“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes,” tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë
