Lajme

Katër të lënduar në një vetaksident në Zubin Potok

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Dren, në komunën e Zubin Potok.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur të enjten dhe në të ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe tre pasagjerët (dy meshkuj dhe një femër kosovare), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të forcave të rendit.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor. Autoritetet kompetente po merren me procedurat e mëtejme lidhur me rastin.

Të Ngjashme