LifeStyle

Katër trajtat e një psikopati

Kur e dëgjoni fjalën “psikopat”, me siguri se ju kujtohen djelmoshat e rrezikshëm nga filmat horror apo krim të Hollywood-it.

Sidoqoftë, me njerëz të tillë takohemi pothuajse çdo ditë në jetën reale, ku 1 për qind e tërë popullsisë së botës besohet se janë psikopatë.

Disa psikologë kanë treguar për disa trajta të cilat i kanë psikopatët, prandaj në përditshmëri, nëse dyshoni në dikë, shikoni mos i posedon këto trajta:

Mungesa e mëshirës

Psikopatët janë shumë ndryshe nga njerëzit tjerë sepse nuk kanë ndjenja të mëshirës, besimit apo faljes.  Ata gjithashtu dinë shumë mirë t’i manipulojnë tjerët dhe i lëndojnë njerëzit pa u menduar dy herë.

Janë manipulues

Psikopatët janë tejet të zotë sa i përket manipulimit. Dhe, përderisa tjerët e manipulojnë dikë pa qëllim apo për të përfituar ndonjë gjë, psikopatët e bëjnë vetëm se ju pëlqen ky proces.

E duan vetëm veten

Psikopatët janë narcisistë në çdo mënyrë! Ata sigurohen të jenë superiorë mbi tjerët, pavarësisht se kush janë ata.

Janë gënjeshtarë

Gënjeshtra është shumë e thjeshtë për njerëz të tillë. Jo vetëm se janë dyfytyrësh – por kanë shumë fytyra. Në shumicën e rasteve, veprat e tyre nuk përshtaten me fjalët e tyre. Ata e gënjejnë çdo njeri pa ndonjë arsye të mirë, dhe as që përpiqen ta fshehin këtë.