ShowBizzz

‘Katolikët i kemi mbajt me besë por…’, Limi eskalon ndaj Ludos

Ekrani i Big Brother VIP Kosova sonte nuk po përcjell vetëm debate të nxehta brenda shtëpisë, por po ndez gjakrat në mënyrë të frikshme edhe jashtë mureve të saj.

Teksa spektakli po transmetohet live dhe banorët po diskutojnë dinamikat e javës, një reagim krejtësisht i papritur dhe tejet agresiv ka ardhur nga Limi Hoti në drejtim të banorit aktual, Ludo Lee.

Ish-konkurrenti, i cili po e ndiqte spektaklin nga shtëpia, ka shpërndarë një moment të Ludos në televizor, duke e shoqëruar atë me një breshëri ofendimesh banale që kanë shokuar ndjekësit e tij në Instagram. Duket se diçka e thënë ose e bërë gjatë Prime-it ka shërbyer si shkëndija e fundit për të ndezur një konflikt që tashmë ka dalë jashtë çdo kontrolli etik.

Hoti nuk është kursyer aspak në fjalorin e tij, duke kaluar menjëherë në sulme personale dhe familjare që rrallë shihen në profile publike. Në shkrimin e tij mbi video, ai shprehet me një mllef të dukshëm: “Mos ma përmend emrin o p*** motre. O njeri me 1000 fytyra.” Por, reagimi merr ngjyrime edhe më serioze dhe personale kur Limi përmend kodet morale dhe përkatësinë fetare si bazë të zhgënjimit të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

“Na katolikët i kemi mbajt me besë, por kam me ta q* motrën,” ka shkruar ai, duke lëshuar një kërcënim të hapur publik. Kjo gjuhë e ashpër tregon se krisja mes dy djemve është jashtëzakonisht e thellë dhe tashmë ka kaluar limitet e një loje televizive, duke u kthyer në një çështje nderi dhe inati personal. /Prive By Liberta Spahiu



ks

Të Ngjashme