Bota

Katy Perry dhe Justin Trudeau po bëjnë vizita zyrtare dhe foto bashkë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau po udhëtojnë nëpër botë për shkak të turneut të këngëtares dhe, gjatë rrugës, po takojnë figura të rëndësishme.

Dyshja u fotografua me ish-kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe bashkëshorten e tij, në një foto të publikuar të enjten në rrjetet sociale nga vetë Kishida.

Në përshkrimin e postimit, ai iu referua Perry-t si “partnerja” e Trudeau-t.

Katy Perry dhe Justin Trudeau po bëjnë vizita zyrtare dhe foto

“Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi Japoninë me partneren e tij dhe m’u bashkua mua dhe bashkëshortes sime për drekë”, shkroi Kishida, në një përkthim nga japonishtja.

Kishida kujtoi edhe bashkëpunimet e tyre si liderë, përfshirë formulimin e “Planit të Veprimit Japoni-Kanada”.

Trudeau reagoi ndaj fotos në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Katy dhe unë u gëzuam shumë që patëm mundësinë të takoheshim me ty dhe Yuko-n. Faleminderit, Fumio, për miqësinë dhe angazhimin tënd për rendin ndërkombëtar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Kishida shërbeu si kryeministër i Japonisë nga tetori 2021 deri në tetor 2024. Trudeau dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kanadasë më herët këtë vit, pas një dekade në detyrë.

Trudeau dhe Perry nuk kanë e komentuar publikisht marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë, Perry është ndarë së fundmi nga Orlando Bloom, me të cilin kishte një lidhje që prej vitit 2016 dhe vajzën Deisy Dove.

Trudeau njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij Sophie në gusht të vitit 2023. Ai dhe Sophie, e cila ka qenë moderatore televizive, u martuan në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë: Xavier, Ella-Grace dhe Hadrien.



/tiranapost