LifeStyle

Katy Perry reagon pas performancës në Sunny Hill Festival: Ishte magjike

Katy Perry ka ndarë emocionet pas performancës së parë në Kosovë, ku ishte një nga yjet kryesore të natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Këngëtarja amerikane ka falënderuar publikisht Dua Lipën dhe organizatorët e festivalit për ftesën, duke e cilësuar përvojën në Kosovë si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.

 ‘Shfaqja ime e parë në Kosovë ishte magjike. Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat’, ka shkruar Perry krahas reagimit të saj në rrjetet sociale.

Artistja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për publikun dhe të gjithë fansat që morën pjesë në koncert, duke theksuar se ata krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme pavarësisht temperaturave të larta.

Të Ngjashme