Shëndetësi

Ke sy të fryrë në mëngjes? 11 shkaqet e pazakonta dhe trajtimet kryesore

Nëse zgjohesh shpesh me sy të fryrë, kjo mund të jetë pasojë e disa faktorëve të ndryshëm – disa të kontrollueshëm, disa jo. Këto janë shkaqet më të zakonshme dhe mënyrat për ta trajtuar këtë gjendje:

Shkaqet më të zakonshme të enjtjes rreth syve

Mungesa e gjumit

Gjumi i pamjaftueshëm çon në rritje të hormoneve që nxisin mbajtjen e lëngjeve dhe ulje të pastrimit limfatik – duke sjellë fryrje.

Pozicioni i gjumit

Fjetja me fytyrën poshtë ndihmon grumbullimin e lëngjeve rreth syve. Rekomandohet përdorimi i jastëkëve shtesë për të ngritur kokën.

Ndryshimet hormonale

Gjatë fazës paramenstruale, nivelet e larta të progesteronit shkaktojnë mbajtje lëngjesh dhe enjtje, sidomos në fytyrë dhe sy.

Alergjitë

Alergjitë sezonale shkaktojnë lirimin e histaminës, që nxit inflamacion dhe enjtje. Fërkimi i syve e përkeqëson gjendjen.

Dehidratimi

Kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë, tenton ta mbajë ujin që ka – kjo çon në mbajtje të lëngjeve dhe fryrje.

Të qarët

Lotët që nuk rrjedhin jashtë thithen nga indet rreth syve, duke sjellë ënjtje. Fshirja e tepërt përkeqëson inflamacionin.

Alkooli

Alkooli nxit mbajtje uji, përkeqëson cilësinë e gjumit dhe shkakton inflamacion – të gjitha kontribuojnë në fryrjen e syve.

Sasia e lartë e kripës

Konsumi i kripës dehidraton trupin dhe e shtyn të mbajë ujë, veçanërisht rreth syve.

Plakja

Me kalimin e moshës, humbja e kolagjenit dhe elastinës bën që jastëkët dhjamorë rreth syve të bien dhe të duken më të fryrë.

Probleme me tiroiden

Fryrja e vazhdueshme dhe e rëndë mund të tregojë probleme më serioze shëndetësore si sëmundjet e tiroides.

Gjenetika

Disa njerëz kanë predispozitë gjenetike për “qese” nën sy – ndonëse nuk hiqen lehtë, mund të merren masa për të parandaluar përkeqësimin.

Të Ngjashme