Tashmë e dimë se Keisi dhe Sabiani kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri tjetrin si babë e bijë, aq sa ai përfshihet edhe në përzgjedhjen e partnerëve të vajzës së tij.
Një gjë e tillë ndodhi edhe brenda “Big Brother VIP”, kur Sabiani u bë pjesë e shtëpisë pasi Keisi ishte në fillimet e krijimit të një romance me Kristin.
E mesa duket ky rast ka bërë që djemtë të stepen pak kur bëhet fjalë për t’iu afruar apo shkruar Keisit.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për “Why Not?”, ku teksa ka treguar se është single, ka shtuar se djemtë e tjerë kanë ‘frikë’ nga Sabiani.
View this post on Instagram