ShowBizzz

Keisi shfaqet me mamanë dhe ajo i merr të gjithë vëmendjen të bijës

Keisin e kemi parë shpesh të postojë foto e video me të atin, Sabianin, por së fundmi rradhën e ka pasur e ëma. Nëna e Keisit ka marrë të gjithë vëmendjen në videon që ish-banorja e BBV ka postuar në InstaStory.

Keisi shfaqet me mamanë dhe ajo i merr të gjithë vëmendjen

Të dyja shfaqen në makinë teksa Keisi në një moment e drejton kamerën nga e ëma duke treguar një zonjë shumë të hijshme dhe sharmante.

Pak kohë më parë Keisi ka rrëfyer si kurrë më parë marrëdhënien me nënën e saj. Keisi tha në ‘Why Not’ tha se marrëdhënia me nënën e ka shumë të ngushtë, ashtu si dhe me Sabianin por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, ndaj dhe nuk flet shumë për të.

“Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”