Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se janë të gatshme kapacitetet e prodhimit të energjisë për sezonin dimëror.
Sipas njoftimit kjo është mundësuar falë përfundimi me sukses të revizioneve dhe riparimeve të nevojshme për njësitë prodhuese të parapara për vitin 2024.
Po ashtu ka bërë të ditur se aktualisht në operim janë katër njësi, dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se aktualisht janë në operim dy njësi të TC Kosova A dhe dy njësi të TC Kosova B. Po ashtu, KEK ka përfunduar me sukses revizionet dhe riparimet e nevojshme për njësitë prodhuese të planifikuara për vitin 2024. Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror”, thuhet në njoftim.