Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026 është shënuar një rritje e konsiderueshme e prodhimit të energjisë elektrike në Termocentralin “Kosova A”.
Sipas njoftimit, kjo rritje ka ardhur si rezultat i operimit stabil dhe menaxhimit të koordinuar të kapaciteteve prodhuese, duke mundësuar një performancë më të lartë krahasuar me periudhat përkatëse të viteve paraprake.
Në njoftim është thënë se në total, gjatë këtyre dy muajve është realizuar një rritje prej mbi 110 mijë megavat-orë (MWh) të prodhimit të energjisë elektrike.
“KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, efikas dhe transparent, në funksion të interesit publik dhe forcimit të sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /teve1.info/