2
Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në aksident u përfshinë një veturë dhe një këmbësor. Ky i fundit, i moshës rreth 74-vjeçare, humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacion.
“Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti.
ks
