LifeStyle

Kënga e dekadës? Ja cilën shpall Apple Music si më të dëgjuarën në botë

Në 10-vjetorin e krijimit të platformës, Apple Music ka publikuar listën me 500 këngët më të transmetuara të dekadës, duke zbuluar zakonet e dëgjimit që kanë dominuar vitet e fundit në mbarë botën.

Në krye të listës qëndron pa surprizë Ed Sheeran me hitin e vitit 2017 Shape of You, e cila është shpallur si kënga më e dëgjuar globalisht. Kjo këngë ka qenë për më shumë se 1000 ditë në vendin e parë të toplistës Top Songs të të gjitha zhanreve, në të paktën një shtet.

Pas tij vijnë Blinding Lights e The Weeknd dhe God’s Plan e Drake, ky i fundit mban rekordin si artisti me më shumë këngë në listë – plot 27. Në vend të katërt dhe të pestë renditen dy bashkëpunime të suksesshme të Post Malone: Sunflower dhe rockstar me 21 Savage.

Top 10-shja e këngëve më të dëgjuara në Apple Music në dekadën e fundit është si më poshtë:

1. Ed Sheeran – Shape of You

2. The Weeknd – Blinding Lights

3. Drake – God’s Plan

4. Post Malone – Sunflower

5. Post Malone – rockstar (feat. 21 Savage)

6. Drake – One Dance (feat. Wizkid & Kyla)

7. Travis Scott – SICKO MODE

8. Ed Sheeran – Perfect

9. Chris Brown – No Guidance (feat. Drake)

10. Billie Eilish – bad guy

Billie Eilish është gruaja e parë solo që shfaqet në Top 500 dhe ka më shumë këngë alternative në listë – nëntë gjithsej. Ndërsa Taylor Swift, e cila shfaqet për herë të parë në vendin e 57-të me Cruel Summer, renditet e dyta pas Drake për numrin e përgjithshëm të këngëve në listë (14).

BTS udhëheq listën për zhanrin K-pop, ndërsa grupi japonez Yoasobi është përfaqësuesi më i spikatur në J-pop.
Kurioziteti më i madh: kënga më e vjetër në listë është Bohemian Rhapsody nga Queen, në vendin e 156-të.

Për të kurorëzuar suksesin e dekadës, Apple Music ka publikuar edhe një intervistë ekskluzive me Ed Sheeran, ku artisti britanik rrëfen prapaskenat e krijimit të Shape of You:
“Askush nuk mund të ta marrë një këngë të tillë. Mund ta luaj gjithmonë… dhe jam mirënjohës që kam këngë që, kudo që të jesh në botë, dikush të jep një kitarë dhe mund t’ia ndriçosh ditën.”

 

Të Ngjashme