ShowBizzz

Kënga e re e Olsit dedikim për Eglin? Reagon kjo e fundit: “Mos u bëj merak për ‘hallall-et’ e mia…”

Në gjithë bujën e krijuar nga situata e ndarjes mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos, kjo e fundit ka zgjedhur që reagimet e saj ndaj deklaratave të qarkullojnë të jetë të pakta.

Ajo ende nuk ka folur publikisht për ndarjen dhe arsyet e saj, mirëpo ka bërë reagime në rrjetet sociale.

Pak më parë Egli ka vendosur të sqarojë gjithë zërat që thonë se kënga e re e Olsit, “Hallall” është një dedikim për të, duke u bazuar kështu tek teksti.

Mirëpo, ajo i ka hedhur poshtë këta zëra tek është shprehur se kënga është shkruar një vit më parë, atëherë kur vetë ajo jepte opinione nëse i pëlqente ose jo, ama fakti që është publikuar tani është “tjetër muhabet”, siç shprehet Egli.

Në një postim të saj, një nga ndjekëset i kishte komentuar një frazë nga kënga “Tana i ke hallall”, ndërsa Egli ja ka kthyer: “Mos u bëj merak për “hallall”-et e mia, se ka 2 vite që është krijuar ai material muzikor, thjesht tani është lancuar për ta degjuar ju, jo unë”.

Ndërsa më pas ajo sqaroi gjithë ndjekësit me këtë shkrim:

Një sqarim i vogël për Edën & të gjithë që sikurse Eda, mendojnë se kënga është dedikuar mua. Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opsinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani, tjetër muhabet.E lumtur që ka patur sukses sepse është material i bukur! Bye!