ShowBizzz

Kënga më e transmetuar këtë dhjetor: Hiti i Mariah nuk dominon më

Kënga “Snowman” e këngëtares australiane Sia ka zënë vendin e parë në listën e Spotify të këngëve më të transmetuara sezonale, duke i dhënë fund dominimit prej dekadash të këngës “All I Want for Christmas Is You” të Mariah Carey.

Siç u tha, kënga e Mariah Carey ishte kënga më e popullarizuar e Krishtlindjeve në platformën e transmetimit për gati 30 vjet, por këtë sezon u tejkalua nga balada e Sia-s “Snowman”, e publikuar në vitin 2017 në albumin “Everyday Is Christmas”, shkruan “JuronNews”.

“Snowman” është një baladë pop e drejtuar nga piano që ka fituar gradualisht popullaritet tek dëgjuesit gjatë viteve të fundit, duke u bërë kënga e Krishtlindjeve më e transmetuar në Spotify këtë sezon.

Sia Kate Isobel Ferler e filloi karrierën e saj muzikore në vitet nëntëdhjetë si anëtare e grupit “Crisp”, dhe fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2014 me hitin “Chandelier”.

Përveç karrierës së saj solo, ajo ka arritur sukses të konsiderueshëm si kompozitore për artistë të tillë si Rihanna, Beyoncé dhe Katy Perry.

Gjatë karrierës së saj, ajo u nominua nëntë herë për çmimin Grammy dhe është fituese e disa çmimeve muzikore.

Spotify thekson se Mariah Carey ende mban titullin e këngës së Krishtlindjeve më të transmetuar të të gjitha kohërave, si dhe vendin e dytë në listën e transmetimeve të dhjetorit.

Vendin e tretë e zë kënga “Last Christmas” nga grupi “Wham!”, ndërsa vendet e katërt dhe të pestë janë “Let It Snow! Let It Snow!” Dean Martin dhe “It’s the Most Wonderful Time of the Year” nga Andy Williams.