ShowBizzz

Këngën ia dedikoi, por në klip s’e mori! Kiara nuk ia kursen një koment Luizit

Pak javë më parë, Luiz Ejlli publikoi këngën e tij më të re me titull “Përjetësisht”, këngë e cila ishte një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon.

Ndërsa ditën e djeshme, Luizi e solli këngën e tij me një videoklip.

Mirëpo teksa të gjithë prisnin që pjesë e klipit të ishte Kiara Tito, diçka e tillë nuk ndodhi.

Për këtë, moderatorja ia ka lënë një koment në rrjetin social Instagram Luizit, ashtu siç shpesh e kemi parë së fundmi.

Përjetësisht në zemrën time”, i shkroi Kiara, ndërsa Luizi ia ktheu: “Kiara, në dhomë të rrëfimit”.

Kujtojmë se xhirimet e emisionit ” Kepi i VIP-ave”, ku si moderatore do jetë Kiara, kanë mbaruar dhe emisioni pritet të fillojë në datën 2 korrik.