Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka njoftuar se është bërë baba i një djali me emrin Gjon. Në postimin e tij, këngëtari ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, por domethënëse për ta ndarë këtë moment të rëndësishëm:
Të lidhura
None found
“GJON BUJUPI 02.04.26”.
Ardiani dhe partnerja e tij, Fjolla, e kanë mbajtur gjithmonë lidhjen larg vëmendjes publike. Çifti e kurorëzoi dashurinë me martesë në vitin 2023, në një ceremoni private në Gjermani, vend ku jetojnë prej vitesh.

Të Lidhura:
- Egzon Pireci bëhet baba për herë të parë, ndanë momentin e bukur me ndjekësit
- Së shpejti nënë? Dhe jo vetëm! Bleona Qereti rikthehet me projekte dhe një premtim tejet special!
- Elton Ilirjani tregon premtimin që djali i bëri Parashqevisë: Ndarja ishte një pikturë e plagës, pranoi kërkesën e saj
- Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim (VIDEO)
