1
Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, sot shënon dy momente të rëndësishme në jetën e tij: ditëlindjen dhe pensionimin.
Me një karrierë të gjatë e të suksesshme, Shaqiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore, duke u bërë një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar.
Fansat, kolegët dhe miqtë e tij e kanë uruar me fjalët më të mira, duke i dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës, shkruan Kosovarja.
Pavarësisht pensionimit, mbetet një figurë e respektuar që ka dhuruar emocione për breza të tërë. Gëzuar ditëlindjen, Ilir Shaqiri!
ks


