Një ngjarje shokuese është shënuar në Brazil ku gjatë një koncerti një këngëtari i ka rënë të fikët dhe ka ndërruar jetë.
30-vjecari, Pedro Enrique po performonte të mërkurën kur u rrëzua papritur dhe vdiq në skenë.
Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.
Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit 30-vjeçar, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.