ShowBizzz

Këngëtari shpërthen ndaj gazetarit: Më thanë sa bukur qaje, hajde qaj prapë për Shpatin, kur të vdesësh ti… (VIDEO)

Këngëtari i njohur Erik Lloshi, teksa fliste për ndarjen nga jeta artistit të njohur Shpat Kasapi, ka rrëfyer në emisionin “Mëprittëdielën”, se në një intervistë së fundmi në një podcast, ka treguar një situatë tejet të pakëndshme që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Shpat Kasapi, duke u shprehur i revoltuar ndaj disa reagimeve që i ka konsideruar të shëmtuara dhe mungesë totale ndjeshmërie.

Artisti tregoi se pas humbjes së papritur të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, ai ishte ftuar në një emision televiziv për ta kujtuar dhe nderuar figurën e tij.

Gjatë asaj daljeje, emocioni e kishte pushtuar dhe nuk kishte mundur t’i frenonte lotët.

Por, ajo që e ka indinjuar më shumë artistin ka ndodhur pas kamerave. Sipas tij, disa komente që i janë bërë kanë qenë jashtë çdo norme njerëzore.

“Pas emisionit kam dëgjuar komente si: ‘Sa bukur qaje’, madje më kanë ardhur edhe ftesa të tjera që ‘të qaj prapë’ për Shpatin nga një gazetar. I thashë që do e bëj kur të vdesësh ti…”, ka treguar Lloshi.

Këto fjalë e kanë revoltuar thellësisht këngëtarin, i cili ka theksuar se është ndjerë i fyer nga mënyra se si një dhimbje reale dhe një humbje e madhe personale mund të shndërrohen në spektakël.

Ai ka ngritur edhe një kritikë të fortë ndaj mënyrës se si disa media dhe individë trajtojnë tragjeditë, duke theksuar se humbja e një miku nuk mund të përdoret për sensacion apo klikime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Me prit te dielen (@meprittedielen)