Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka ndarë me publikun një lajm të gëzueshëm nga jeta e tij personale: ai dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Fetinci, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Njoftimi erdhi përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të artistit.
Në foton e publikuar, çifti shfaqet i ulur në një ambient intim, ndërsa në sfond projektohet ekoja e bebit një detaj simbolik që i dha publikimit një dimension emocional dhe artistik. Krahas imazhit, këngëtari shkroi: “Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë,” duke konfirmuar kështu lajmin që u prit me shumë entuziazëm online.
Bujupi njihet për qasjen e tij diskrete ndaj jetës private. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni të mbyllur gjatë verës së vitit 2023 në Gjermani, larg vëmendjes mediatike një zgjedhje që artisti e ka ruajtur edhe pas martesës, duke mbajtur familjen jashtë ekspozimit publik.
Menjëherë pas publikimit, figura të njohura të skenës reaguan me urime. Mes tyre ishte Rina Balaj, si dhe Bardhi, të cilët shprehën gëzimin për lajmin. Edhe Nino Gashi iu bashkua urimeve, duke treguar mbështetjen për çiftin në këtë moment të rëndësishëm.

Shume urime per ciftin!
