ShowBizzz

Këngëtarja e njohur pjesë e ‘Dancing with the Stars’

Show i kërcimit, “Dancing with the Stars”, do të nisë shumë shpejt sezonin e dytë dhe disa nga emrat pjesëmarrës që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, fituesja e shumë çmimeve të bukurisë Atalanta Kërçyku, sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’, regjisorja Arnita Beqiraj, ish-konkurrentja e BBVK Juliana Nura.

Sakaq, sot është zbuluar konkurrentja e rradhës dhe bëhet fjalë për një ndër artistet më të dashur shqiptare. Krah balerinit të njohur Graciano, do të shohim Fifin. Kjo është hera e parë që artisten do ta shohim në rolin e balerinës.