Këngëtarja e njohur greke, Marinella, e cila mban emrin e vërtetë Kyriaki Papadopoulou, ka pësuar një goditje të rëndë në tru ndërsa performonte në skenë mbrëmjen e së mërkurës. Ajo ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe aktualisht ndodhet në kujdesin intensiv të një spitali privat.
Marinella, 86 vjeçare, ishte duke kënduar një nga këngët e saj të njohura në fillim të një koncerti në Odeon of Herodes Atticus, kur duket se humbi ekuilibrin dhe ra në skenë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar nga telefonat e fansave dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, duke rezultuar në anulimin e koncertit.
Ky koncert kishte si qëllim të nderonte karrierën e gjatë të Marinellës, duke përfshirë performancën e këngëtarit të njohur grek Antonis Remos dhe një orkestër të madhe.
bal