Ylli i popit, Bebe Rexha do të jetë zëri i turneut për Kupën e Botës për Klube 2023, që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Përmes një njoftimi zyrtar FIFA ka bërë me dije edhe këngën që do të interpretojë këngëtarja shqiptare me famë botërore.
“It’s On” titullohet kënga dhe i bën jehonë futbollit. Bebe Rexha ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës.
Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.
Në një deklaratë vetë Bebe ka thënë se krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e jashtëzkonshme e cila të vjen vetëm njëherë në jetë.
“Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme, një herë në jetë dhe jam shumë e emocionuar që fansat të dëgjojnë këngën himnike teksa luhet në të gjithë FIFA Club. Kupa e Botës”, tha ajo.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb