ShowBizzz

Këngëtarja tregon një moment të sikletshëm: “Dhëndrit ia urova synetin”

Këngëtarja Edona Hasanaj, e ftuar në një emision të ‘Baresha’, ka rrëfyer një moment tejet të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë një dasme në vend.

Ndër të tjera, ajo tregoi se ishte mashtruar nga një ish-koleg i saj, i cili e kishte ftuar të performonte në një aheng, duke i dhënë informacion të gabuar për natyrën e ngjarjes, shkruan “Kosovarja”.

Moneytizer Paragrafi 2

“Ka qenë një rast shumë interesant,” – tha ajo. – “Një koleg, nuk po ia përmendi emrin, më ka thirrë dhe më tha: ‘Edona, a mundesh me ardhë pak më lirë se është daja jem.’ I thashë okej, po vij. Kur shkova atje, e pashë që nuk po i njihte dasmorët me emër dhe po i shkruante në letër. Më tha: ‘Vazhdo ti, është synet.’ Unë e mora mikrofonin dhe fillova: ‘Ju përshëndes të gjithëve, ju uroj synetin,’ e krejt salla filloi me qesh. Nuk po kuptoja çka po ndodhte, kur më tha: ‘Nuk është synet, është dasëm!’” – u shpreh ajo.

Artikull i sponzorizuar



ks