Ndonjëherë kur mbani dietë për të humbur peshë, pas një kohe të gjatë duket sikur nuk është arritur asnjë rezultat i dëshiruar.
Por e vërteta është se nuk ka nevojë të jesh gjithë kohës në dietë për të pasur rezultate të qëndrueshme.
Sipas dietologes, Jen Comas, mënyra më e zgjuar për të humbur peshë është të ndjekësh faza të shkurtra të cilat nuk kalojnë më shumë se tri muaj. Pas kësaj, vjen ajo që quhet ‘faza e mirëmbajtjes’ një periudhë pushimi 1 deri në 3 muaj ku thjesht ruhet ajo peshë që keni humbur deri në atë moment.
Nëse e shtyn shumë gjatë fazën e dietës, jo vetëm që rezultatet ngadalësohen, por edhe shëndeti, energjia dhe motivimi bien.
Faza e mirëmbajtjes ndihmon trupin të rivendosë balancën dhe përgatit terrenin për fazën tjetër të humbjes së peshës. Ajo është një strategji që ju ndihmon të ruani peshën dhe të mos rrëzoni rezultatet e arritura.
Koha ideale për të planifikuar fazën e dietës është periudha, kur jeni më të angazhuar dhe keni më shumë ngarkesë. Syri.net-bovary.gr.
